Nga “billboard-et” që “pushtuan” Stambollin te karriera jashtë modelingut, Paula Mehmetukaj: 2023 ishte viti im

27/12/2023 17:33

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kuroren e “Miss Universe Albania 2020”.

E pyetur nga Bieta, Paula e cilësoi këtë vit “të furishëm”, duke theksuar se krahas suksesit në modeling, puna e përditshme mes të rinjve i ka falur një tjetër lloj përvoje.

“Prej disa vitesh unë jam tashmë pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar. Sikurse të gjithë e dinë ne kemi implementuar titullin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, një titull tejet impenjativ i cili kërkonte përkushtim dhe angazhim maksimal për të arritur aty. Kështu që vendosa që fokusi im të ishte puna, karriera dhe rritja ime profesionale. Shumë e rritur profesionalisht, shumë e plotësuar nga Kongresi Rinor Kombëtar që ka bërë që Paula të marrë atë feedback-un e arsimimit, e dijes dhe e gjithçkaje që unë kam investuar tek vetja ime. Është bukur në fakt t’i bësh të dyja, janë shumë të ndryshme, por besoj që të japin një emocion dhe një përgjegjësi shumë të bukur. Për mua rritja profesionale ka qenë faktori kyç dhe ajo që kam dashur gjithmonë”.

Kam dhënë dhe kam marrë shumë nga ky vit. Kam mësuar shumë, nga të gjitha projektet që më janë besuar. Kam mësuar nga implementimi i titullit që ne kemi bërë si Kongres Rinor Kombëtar dhe patjetër fushata e madhe me “Tarik Ediz” ka lënë gjurmë në karrierën time. Mund të them që ka qenë një vit i mirë në të dyja aspektet”, u shpreh Mehmetukaj.

Sa i përket projekteve të 2024, ajo preferoi t’i lërë surprizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA