“Kemi marrë presione nga më të ndryshmet”, Erjona Rusi dhe Arjon Muça tregojnë sfidat e “Shqipëria Live”

27/12/2023 15:39

Erjona Rusi dhe Arjon Muça ishin të ftuar në një rrëfim krejt ndryshe në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” duke shfaqur një dimension tjetër të karakterit të tyre, jashtë asaj se çfarë i konturon televizioni.

Erjona dhe Arjoni, kanë deklaruar se për shkak të pozicionit të punës, kanë marrë kërcënime dhe presione, për shkak të temave të rënda të aktualitetit që kanë trajtuar në emisionin “Shqipëria Live”.

“Kam marrë kërcënime por deri diku le të themi, një lloj presioni, madje edhe nga zëdhënës institucionesh. Një herë më ka ndodhur po dhe madje u habita sepse zëdhënësin në fjalë, unë e njihja prej vitesh dhe jam krenare për veten që i thashë ‘Ti po më bën presion mua me këtë mënyrë që po më flet? Guxo bëje dhe njëherë sepse e gjitha kjo që po flasim ne bashkë, bëhet publike’. Mu duk e turpshme mënyra sesi po ushtronte një lloj presioni”, tregon Erjona.

“Edhe mua më ka ndodhur, që një familjar i personave të përfshirë në aktualitetin e zi, të errët shqiptar, më ka shkuar dhe më ka kontaktuar. Nuk ka qenë një kërcënim i drejtpërdrejtë, por ka qenë kërcënim nëpërmjet një këshille”, tha Arjoni.

Arjoni dhe Erjona, kanë rrëfyer edhe debatet me fansat e Luizit, kur temat për Big Brother, kanë qenë pjesë e emisionit.

“Po diskutoja për Oltën për personazhet e Bigut dhe me vjen një mesazh që më thotë, pse e shave Luizin? Dhe them me vete, po ku e shava Luizin? Po jo se duke folur per Oltën dhe duke mos e përmendur Luizin, ti e ke sharë Luizin”, tregon moderatori.

“Për personazhet e Big Brother, kemi marrë dhe sulme dhe vlerësime. E bukura e di cila është, që ne asnjëherë nuk jemi pozicionuar, që na pëlqen Albani apo na pëlqen Julka. Ne diskutojmë çfarë ka ndodhur me personazhet dhe vetëm pyesim për te ftuarit. Dhe ata thonë ‘jo po pse ti the kështu për atë, se ti e ke inat atë nga këto gjërat e çuditshme'”, tha Erjona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA