Dudushi në “Top Story”: PD e ka humbur kuptimin si emër! Ajo zyrtare është ende në përgjumje

27/12/2023 22:51

Gazetari Alban Dudushi, pjesë e panelit të emisionit “Top Story” tha se Partia Demokratike e ka humbur kuptimin si emër, aq sa edhe po t’i ndryshohet do të jetë po e njëjta.

Sipas tij, kjo situatë me opozitën është kthyer në absurde.

“Një histori që ka kohë që është bërë absurde, e kemi pranuar se çfarë është hartkori ajo pjesa thelbësore i takon Berishës, vetë PD e ka humbur kuptimin si emër, kjo betejë po bëhet kryeneçe, ka mbetur beteja për vulën dhe emrin, zotërinjtë që kemi përballë ta ndryshojnë emrin, prapë do jenë ato njerëz që janë. PD zyrtare është ende në përgjumje dhe në pjesën amorfe nuk e di ç’janë. Që nga prilli i 2021 ka humbur, ka vdekur. Thonë që të vdekurve vazhdojnë t’u rriten flokët dhe thonjtë”, ironizoi Dudushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA