Endrit Shabani nga “Nisma Thurje” dhe sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso janë përfshirë në debat të ashpër në emisionin ”Top Story”.
Shabani: Është i njëjti episod, përtej telenovelës politike nuk ka më, nuk po prodhon më politikë, nga pikëapmja e interesave, kjo ka marrë rëndësi sekondare, po merremi me telenovelën, nuk u njehsuan me individin. Aksidenti i djalit të gjyqtares nuk besoj se është rastësi. Berisha ka vrarë njerëz në bulevard.
Kaso: Po u e ke parë ti? Ti e ke parë nga Kryeministria?
Kaso: E ke parë nga Oksfordi me dylbi.
Kaso: S’e ka gjet SPAK, drejtësia, erdhi “Nisma Thurje” edhe e gjeti e deklaron në emision.
Dudushi: E ke tek Gjykata e Strasburgut këtë.
Kaso: E thotë që e ka vrarë Berisha? E ke lexuar vendimin?
Dudushi: Berisha është urdhëruesi direkt.
Shabani: Të të vijë turp që mbron vrasjen mes njerëzve.
Boçi:Ky zotëria nuk e mbron dot Berishën dhe ça bën më sulmon mua.
Top Channel