Britanikët ankohen për qendrën turistike evropiane ku ‘nuk priten mirë’ nga vendasit

27/12/2023 18:07

Një sondazh i fundit në Britani ka shpallur kryeqytetin austriak Viena si qendrën më jo-miqësore në botë për britanikët, turistë ose të vendosur aty.

Pjesëmarrësit e sondazhit siç raportohet nga e përditshmja Express.co.uk flasin për vendas çuditërisht të pasjellshëm ndaj turistëve, teksa sondazhi i vitit 2023 ‘Expat Insider’ e rendiste Vienën të 36-ën per mikpritjen, nga lista totale e 49 qyteteve.

Megjithëse vendi shënon lart për cilësinë e jetës dhe shëndetësinë, britanikët atje shpreheshin për vështirësi në ambjentim me rrethinat antagoniste të Vienës.

Rezidentët britanikë atje, 46 përqind e tyre, thanë në studim se vendasit janë armiqësorë ndaj të huajve, në një kohë kur mesatarja globale e këtij kriteri është 18 përqind.

Më shumë se gjysma e britanikëve thanë se nuk miqësoheshin dot me vendasit dhe një e treta e tyre ishin të pakënaqur me jetën sociale në qytet.

Një emigrant nga Australia tha për rrjetin ‘pro-emigracion’ InterNations se vendasit ishin me humor të keq, kur se një britanik tha se nuk arrinte të merrej vesh me “austriakët konservatorë”.

Por megjithë pikaverazhin negativ në disa pika të raportit, Viena mbante vendin e dytë në botë për udhëtimin e transportin, dhe të 9-in për kujdesin shëndetësor. Ndërsa për financat personale  ajo renditej në vendin e 16-të.

Viena strehon një seri të gjerë ndërtesash historike si pallati Schonbrunn; monumenti vjetër arkitekturor me 1,441-dhoma që më parë ishte rezidenca verore e familjes mbretërore Habsburg.

Aty gjendet gjithashtu katedralja e Shën Stefanit e cila tërheq më shumë se 3 milionë vizitorë në vit, ku gjenet këmbana më e madhe e Austrisë e cila peshon 20,000kg.

FOTO GALERI
1/7
Një sondazh i fundit në Britani ka shpallur kryeqytetin austriak Viena si qendrën më jo-miqësore në botë për britanikët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA