Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë/ Gazetarja: Godina pa alarm, vetëm 12 zjarrfikës nga 40 që duhet të ishin

26/12/2023 23:04

Gazetarja Dorjana Bezat zbuloi disa detaje të reja në “Top Story” për zjarrin që ra në qendrën tregtare në Lushnjë.

Ajo tregoi se godina nuk ka pasur alarm për të njoftuar rënien e zjarrit, por këtë gjë e kanë bërë vetë qytetarët.

Ndër të tjera Bezat shtoi se përpos numrit të ulët të zjarrfikësve në Lushnjë, ka pasur edhe mungesë të mjeteve të nevojshme për të shuar zjarrin.

“Një pjesë e bizneseve janë të siguruara. Pjesa dërrmuese e tyre nuk llogarisnin dëme por thonin shyqyr që nuk pati viktima, pasi dëmet nuk i llogarisnin. Zjarrfikësja, urgjenca dhe polica duhet të reagonin të parët në ngjarje.

Por aty kanë asistuar edhe RENEA, biznesmenë e qytetarë që kanë shpëtuar njerëzit që kanë ulëritur në ditarët. Kur është sinjalizuar vatra e zjarrit nga qytetarët, se aty nuk ka pasur as alarm. Më pas është njoftuar zjarrfikësja e Lushnjës, ku ka pasur dy makina dhe 12 zjarrfikës, ku duhet të ishin rreth 40 punonjës.

Ata nuk kanë pasur as mundësinë dhe mjetet për të ndërhyrë tek vatra e zjarrit. Zjarrfikësit e Fierit kanë ardhur më herët, pastaj të Tiranës më vonë. Kanë ardhur në atë kohë edhe urgjenca e të tjerë. Efektivët e RENEA-s kanë hyrë në çdo apartament për tu siguruar që nuk ka pasur njerëz të bllokuar”, tha Bezat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA