U qëllua me thikë para shtëpisë në Fushë-Mamurras, dëshmia e të plagosurit: Më goditi dhe…

26/12/2023 14:05

35-vjeçari, që u qëllua disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras mbrëmjen e kaluar, thotë se nuk mundi të identifikonte autorin për shkak të errësirës.

Në dëshminë e dhënë për uniformat blu, shtetasi me iniciale T.T. është shprehur se një person e ka goditur disa herë me thikë dhe më pas është larguar.

Për shkak të plagëve të marra, ai ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rasti po hetohet si “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe pritet identifikimi e kapja e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA