Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza përditëson numrin e viktimave, qindra të vrarë vetëm në 24 orë

26/12/2023 16:31

Gjatë 24 orëve të fundit në Gaza janë vrarë qindra palestinezë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë një bilanc të situatës.

Sipas autoriteteve janë vrarë 20,915 palestinezë dhe 54,918 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.

Këto shifra përfshijnë edhe 241 persona të vrarë dhe 382 të plagosur në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të rajonit Dr Ashraf Al-Qudra, ka bërë një deklaratë bazuar në shifrat e fundit.

Sipas tij trupat izraelite kanë kryer 18 masakra kundër shumë familjeve, duke rezultuar në vdekjen e 241 personave.

“Ne kemi frikë se shënjestrimi i afërsisë së Kompleksit Mjekësor Nasser është një përsëritje e skenarit që u zbatua kundër kompleksit mjekësor al Shifa dhe spitaleve në Gazën veriore. Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mbrojnë Kompleksin Mjekësor Nasser dhe të mbrojnë personelin mjekësor, të plagosurit, të sëmurët dhe mijëra të zhvendosur atje”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA