Analisti Ergys Mërtiri është përplasur ashpër me Dorian Telitin në “Top Story” sa i përket çështjes Berisha.

Sipas Mërtirit, Berisha po kapet me thonjë pas politikës, duke mbajtur peng gjithë PD-në për t’u mbrojtur nga SPAK-u. Madje, Mërtiri analizon se me veprimet e tij ish-kryeministri Berisha ka humbur masat dhe po e shëmton të gjithë historinë e tij politike.

Nga ana tjetër, Teliti nuk bie dakord me argumentet e Mërtirit, duke theksuar se thirrja për protestën e Berishës u bë dy ditë para prandaj u grumbullua një grup njerëzish. Sipas Telitit, PD dhe kryetari i saj Berisha e mbështesin drejtësinë, por jo në një moment kur është e qartë edhe nga vetë juristët që ka një shkelje të procedurave.

Mërtiri: Zoti Berisha po përballet me atë që shkaktoi gjithë këtë tollovi. Tashmë është e qartë që të gjithë betejat që ai i quajti revolucion janë për diçka personale. Po mban peng gjithë PD-në. Po përpiqet të kapet me thonjë pas politikës për t’u mbrojtur nga SPAK-u. Nëse kishte mundësinë që të largohej me një lloj… Mënyra se si po del nga politika po e shëmton të gjithë historinë e tij.

Duma: Po del thua ti?

Mërtiri: Për mua po del. Nëse do të kishte shkuar në SPAK sikurse i ishte kërkuar nga drejtësia dhe më pas të ndiqte gjithë rrugët ligjore për të argumentuar se ajo që po i bëjnë është e padrejtë, atëherë…

Duma: Nuk do të ishte dobësi paraqitja te shkallët e SPAK.

Mërtiri: Më dobët se kaq ska ku të vej. Mesa duket ai i ka bërë llogaritë gabim sepse nëse mendonte se me presion do të arrinte të pengonte drejtësinë, po i rezulton tjetër gjë. Ky është fundi i Berishës. Ai tani po mbledh një grusht të vogël njerëzish, nuk ka më masat me vete.

Duma: Dori, një grusht i vogël njerëzish, nuk po mbledh masat, po lufton për veten. Si mendon?

Teliti: Nuk më rezulton ashtu. Gjithçka varet nga thirrja.

Mërtiri: Thirrja është bërë para një jave.

Teliti: Jo është bërë para dy ditësh. Ne të gjithë themi se do të mbështesim drejtësinë dhe të gjithë e bëjmë atë, por kur shohim se procedura shkelet dhe kjo konstatohet edhe nga juristët, nuk kemi se si të mos themi që diçka nuk shkon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA