Shtëpia e familjes së këngëtares së famshme Beyoncé është djegur nga zjarri në orët e para të Krishtlindjeve.
Mediet e huaja raportojnë se zjarrfikësit në Houston, Teksas, luftuan me një zjarr masiv në bllokun 2400 të Rossdale Street, ku ndodhet shtëpia e familjes Knowles.
Zjarrfikësve iu deshën 10 minuta për të shuar zjarrin, pasi mbërritën në një kohë rekord prej tre minutash në vendngjarje. Çifti dhe dy fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi në atë moment, por nuk u lënduan. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin në shtëpinë dykatëshe. Megjithatë, për shkak të sezonit të festave, dhjetori është muaji kryesor për zjarret në shtëpi në SHBA.
Familja Knowles, vajza e madhe e së cilës Beyoncé Gisele Knowles-Carter u bë një yll ndërkombëtar i popit dhe artistja më e vlerësuar në historinë e Grammy-t, pagoi 64,000 dollarë për shtëpinë në Houston në vitin 1981, sipas TMZ.
Ata u larguan nga shtëpia në vitin 1986 pasi lindi Solange Piaget Knowles. Shtëpia ka një shkallë spirale, tre banjo dhe një zyrë. TMZ raporton se një blerës ka paguar 310,000 dollarë për pjesën pranë asaj shtëpie vitin e kaluar.
Top Channel