Juristi Jordan Daci gjatë diskutimit në “Top Story” për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se ky i fundit ka vetëm 2% shanse të shpallet i pafajshëm.
Ai u shpreh se hetimi do të vijojë, por theksoi se përballja me akuzat e nxjerrin Berishën fajtor.
Ndër të tjera gazetari deklaroi se marrja e një vendimi për politikanin do të tregojë tek qytetarët se drejtësia arrihet.
“Hetimi prapë do të vijojë, imunitet ndaj hetimit nuk ka. Masat e sigurisë siç është arresti i shtëpisë jo gjithmonë shoqërohet me policinë tek dera. Ajo bëhet në elementë të caktuar. Zoti Berisha ka 2 % mundësi të dali i pafajshëm. Gjithë të tjerat procedimet janë fajësi. Gjasat janë dy përqind.
Nuk mendoj që është flluskë, pasi procedurat do të vijojnë. Unë shoh që procesi do të vijojë, mund të marrë ngjyrimet nga më të ndryshmet. Dënimet nuk janë të përjetshme. Mendoj që ky rast duhet të ketë interes maksimal për të treguar tek publiku që drejtësia arrihet”, tha Daci.
Top Channel