Pas javësh përleshjesh vdekjeprurëse, armëpushimi midis Tajlandës dhe Kamboxhias hyn në fuqi, çfarë do të ndodhë
Silvana është nga mijëra qytetarë të BE në Britani që nuk janë në dijeni të kërkesave të ri-aplikimit sipas skemave post-Brexit.
Një investitore teknologjie mjedisi që ka jetuar për 14 vjet në Britani po kërcënohet me largim nga vendi, megjithëse ka jetuar aty për 14 vjet, shkruan e përditshmja The Guardian.
Ministria e brendshme thotë se mijëra të tjerë si ajo, nuk janë në dijeni të rregullave të vitit 2019 që kërkojnë aplikim për skemën e re për qytetarët e BE.
Silvana, emri i plotë i të cilës nuk është bërë publik, zbuloi se karta e saj e rezidencës së përhershme nuk ishte më e vlefshme kur aplikoi për sigurimin shëndetësor të së bijës.
Ajo thotë se autoritetet i kërkuan të apikonte për zëvendësimin e mjetit biometrik të identifikimit dhe pagoi 200 paundë për takim të shpejtë, pasi familja e saj duhet të udhëtonte për pushime.
Por sërish iu kërkua të aplikonte për skemën e ri-regjistrimit të BE, e cila ishte mbyllur në qershor 2021, por mbetej e hapur për aplikime të tjera “mbi baza të arsyeshme”.
Me bashkëshortin britanik dhe të bijën me qytetari të dyfishtë, ajo ka marrë rezidencën e përhershme në 2016, si hap i parë drejt qytetarisë britanike, por më vonë ajo hoqi dorë prej kostove.
Megjithë ankesat për paqartësinë dhe burokracitë e skemës, një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha se “është bërë e qartë prej kohësh që dokumentet e rezidencës kanë humbur vlefshmërinë prej qershorit 2021.”
“Megjithahtë ne vazhdojmë të pranojmë aplikimet për rastet me baza të arsyeshme për vonesat në aplikim”, tha zëdhënësi.
Top Channel