Një vrasës serial i të paktën dy femrave dhjetë vjet më parë që u burgos për krimet e tij, tashmë është liruar nga burgu në Rusi.
Alexei Varakin qe arrestuar pasi dy vajza që punonin si prostituta u gjetën të vdekura pranë një hoteli.
Por “maniaku” Varakin, 37 vjeç, është liruar kohët e fundit sipas mediave vendase, edhe pse policia tha asokohe se kishte vrarë gratë sepse “sepse nuk arrinte të kryente marrëdhënie seksuale me to”. “Kjo mesa duket e kishte çmendur atë fare”, shkruante rrjeti rus Shot.
Trupi i 40 vjeçares Olga Vorobyova, u gjet pranë një hoteli ku ishte takuar me vrasësin në zonën Izmailovo në Moskë.
Ai besohet se ka vrarë gjithashtu 25 vjeçaren Vlada Skitskaya, një ditë më vonë në shtëpinë e saj në qendër të Moskës.
E reja e tmerruar kishte telefonuar një mikeshë gjatë sulmit duke i thënë se “një klient po tentonte ta vriste”, ndërsa ulërimat e saj ishin dëgjuar nga fqinjët.
Gjatë përleshjes sulmuesi ishte plagosur në qafë teksa viktima kishte tentuar të kapte thikën që ai mbante në dorë.
Varakin kishte pranuar më vonë në gjyq vrasjet dhe u dënua me 20 vjet burg, por sipas raportimeve është liruar nga autoritetet së fundmi, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel