Një prej fëmijëve të bllokuar në pallat është shpëtuar nga zjarrfikësit në Lushnjë.
Momenti i shpëtimit është pritur me duartrokitje nga qytetarët që ndodheshin jashtë dhe prisnin me ankth për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngecur brenda ndërtesës.
Gjendja e fëmijës është e mirë, ndërsa po merr ndihmë nga mjekët në ambulancën që ndodhej jashtë.
Dhjetëra qytetarë përjetuan momente tmerri kur një zjarr i rënë në katin e tretë të një qendre tregtare në Lushnjë u përhap me shpejtësi në apartamentet sipër tij rreth orës 14: 40.
Zjarrfikës, forcat RENEA dhe ato policore u angazhuan për disa orë me qëllim shuarjen e flakëve në pallatin 12 katësh dhe kërkimin për qytetarë të bllokuar në banesa.
Dyshimet e para për shkakun e zjarrit janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes.
Top Channel