Vazhdon zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, temperatura ekstreme rrezikon dhe vështirëson punën e zjarrfikësve

25/12/2023 18:43

Disa vatra të vogla zjarri vijojnë të jenë aktive në qendrën tregtare në Lushnjë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe RENEA  kontrollojnë nëse ka ende persona në godinë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga vendngjarja tha se rreziku më i madh është temperatura ekstreme në pallatin 12 katësh, që u përfshi nga zjarri disa orë më parë.

“Rreziku ende nuk ka përfunduar. Ka disa vatra të vogla. Rreziku tani është temperatura e lartë, që vështirëson punën e zjarrfikësve”.

Policia ka krijuar një kordon sigurie dhe pasi të kenë përfunduar, do të bëhen hetime kush janë arsyet e zjarrit, u shpreh ministri i Brendshëm.

40 persona janë nxjerrë deri më tani nga godina, një pjesë prej të cilëve po marrin trajtim në spital.Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj, asnjë pacient nuk rrezikon jetën.

“Nuk besoj se do të ketë pasoja për pacientët që janë në spital, edhe po të ketë janë nën dispozion spitali i Fierit, Memoriali si dhe ai i djegieve në Tiranë, apo Nënë Tereza. Fëmijët dy ishin 14 vjeç, një 7 vjeç, ai 7 vjeç i cili po mbahet nën vëzhgim”, tha Brataj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA