Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv, Veliaj: Deri më 31 dhjetor, çdo mbrëmje do të mirëpresim artistët në shesh

25/12/2023 12:25

Ka nisur në Tiranë java e festave. Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat.

Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive. Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli në rrjetet sociale pamje nga koncerti festiv. Përmes një postimi, Veliaj shkruan: “Nga magjia e mbrëmshme e Vigjiljes së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Është java e festave dhe deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme”.

Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA