“Shqipëria në Euro2024″/ Curri në “Top Story”: Kur vjen puna tek kombëtarja tifozët i harrojnë sharjet

25/12/2023 22:29

Analisti Arian Curri deklaroi se tifozët shqiptarë kur vjen puna tek kombëtarja i harrojnë sharjet por qëndrojnë të bashkuar.

Ndër të tjera ai foli edhe për mënyrën se si është sjellë kryeministri Edi Rama me futbollistët e kombëtares.

Ai deklaroi se mënyra se si Rama po sillet është e tepruar, sidomos pas kualifikimit të kombëtares shqiptare në “Euro2024”.

 “Tifozeritë kudo në botë… Kur vjen kombëtarja i harrojnë të gjithë sharjet. Gjithsesi tifozeria nuk është asgjë tjetër veçse identifikimi i sukseseve dhe dështimeve personale me një skuadër të jashtme sepse ta bën më të lehtë dhënien e kuptimit të jetës.

Edhe këtu Rama hyn me xhelozinë e madhe në një injorimit që njerëzit po i bëjnë politikës, rritjes së kombëtares në shpresën që i kanë dhënë shqiptarëve për njohje në botë, pas kualifikimit në Euro2024.

Rama edhe aty shkon dhe vjedh famë, vjedh ndriçim, iu futet në dhomat e zhveshjes, iu vizaton bluzat, iu bën dedikime dhe i thërret në podcastin e tij. Sërish Rama ku sheh që ka ndriçime të tjera më shumë se ai, futet nga frika dhe ia merr”, tha Curri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA