Në godinë nuk ka dalje emergjente, mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë dot në katet e sipërme! Vijon kaosi
25/12/2023 16:27
Njerëzit të traumatizuar në godinën që mori flakë në Lushnjë.
Nga brenda, qendra tregtare dhe e gjithë godina është e mbuluar me zjarr dhe me tym, ndërsa masat po merren nga jashtë qendrës tregtare. Gjithashtu është e pamundur të futen brenda forcat zjarrfikëse.
Mjetet e zjarrfikëses mund të arrijnë deri në katin e katërt, ndërsa katet e sipërme janë të gjitha apartamente. Tymi ka përfshirë të gjithë godinën në të katërt anët.
Ende nuk dihet sa njerëz janë brenda ndërtesës, dhjetëra persona kanë dalë dhe janë transportuar për në spital. Disa prej tyre dolën nga dritaret, të cilat i thyen.
Top Channel