Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi
Dy fëmijë kishin ngecur në pallatin 12 katësh pasi flakët pushtuan një qendër tregtare në Lushnjë.
Një nënë tha për mediat se po pret dy fëmijët e saj që të shpëtohen, të cilët nga kati i 10 ku ndodheshin janë ngjitur në tarracë.
“Nga kati i 10-te kanë hipur lart në tarracë, janë dy fëmijët lart“, tha ajo.
Dhjetëra qytetarë përjetuan momente tmerri kur një zjarr i rënë në katin e tretë të një qendre tregtare në Lushnjë u përhap me shpejtësi në apartamentet sipër tij rreth orës 14: 40.
Zjarrfikës, forcat RENEA dhe ato policore u angazhuan për disa orë me qëllim shuarjen e flakëve në pallatin 12 katësh dhe kërkimin për qytetarë të bllokuar në banesa.
Dyshimet e para për shkakun e zjarrit janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes.
Top Channel