Gorilla ‘më i vetmuar në botë’ kalon Krishtlindjet e 40-ta në kafazin e kopshtit të tejmbushur zoologjik

25/12/2023 16:21

Pronarët thonë se e trajtojnë gorrilën Bua ‘sikur të ishte vajza e tyre’ dhe se njerëzit nuk duhet të shqetësohen për mirëqenien e saj por sipas raportimeve, një shumë për 500 000 dollarë kërkohet për lirimin e saj.

Ajo që po njihet si “gorilla më e vetmuar në botë” mbetet sërish prapa hekurave edhe për këtë fundvit, duke shfaqur për mediat fytyrën e trishtuar impresionuese.

Megjithë angazhimin e disa emrave të njohur të ekranit dhe grupeve të mirëqenies së kafshëve, gorilla e kopshtit tailandez Pata Zoo mbetet i burgosur prej 40 vitesh.

Zbulimet e fundit tregojnë se pronarët kërkojnë një shumë të majme për lirimin e saj kështu që gorrila mbetet duke pritur copa ushqimi nga turistët, në vend që të jetojë e lire në habitatin e saj.

Jason Baker, i grupit të mbrojtjes së kafshëve PETA tha: “Gorrilla Bua Noi vuan nga stresi psikologjik prej burgosjes së shumë viteve, më shumë vite sesa shumë tailandezë kanë jetuar”.

“Impjanti i pamirëmbajtur është kritikuar si një kopshtet më të këqinj në botë me kafazë të vegjël dhe pa dritë dielli ajër të pastër apo mundësi lëvizjeje”.

Bua raportohet se është mbyllur në kopshtin e qendres tregtare të Bangkok, Pata Pinklao prej vitit 1983. Për të janë interesuar dhe ministra të qeverisë por çështja është te fondet e kërkuara.

Baker tha se janë mbledhur donacione nga mbështetësit e kauzës së Bua Noi por pronari refuzon të shesë. Kafsha konsiderohet pronë private askush nuk mund të bëjë gjë për ta liruar.

Disa emra të njohur kanë tentuar të ndërhyjnë për lirimin e kafshës së famshme përfshi dhe aktoren amerikane Gillian Anderson e cila ka kërkuar lirimin e Buas.

“Në këto kohë kur po vuajmë sfidat e izolimit, mendja ime është te kafshët e kopshtit Pata Zoo, që kanë pësuar një vetmi dhe izolim të tillë prej dekadash.

“Po ju shkruaj që sinqerisht të reflektoni mbi atë që po kalojnë kafshët dhe të arrini në vendimin për ta mbyllur kopshtin”, shkruante aktorja e serialit të famshëm “X File”.

FOTO GALERI
1/5
Megjithë angazhimin e disa emrave të njohur të ekranit dhe grupeve të mirëqenies së kafshëve, gorilla e kopshtit tailandez Pata Zoo mbetet i burgosur prej 40 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA