Një person është plagosur me kaçavidë këtë mbrëmje në Lezhë, pas një konflikti për motive të dobta.
Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit afër një xhamie mes dy të rinjve, 18-vjeçarit Rafaelo Lleshit, i cili mbeti i plagosur dhe 21-vjeçarit Xhovani Perlesit.
Pas ngjarjes policia arrestoi në flagrancë të riun, ndërsa mbi të rëndon vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
“U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “. 21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel