Bijës miliardere të diktatorit afrikan i bllokohen 580mln paundë në Britani

25/12/2023 17:05

Isabel dos Santos, bija miliardere e ish-presidentit të Angolas po paditet nga kompania e telekomunikimeve Unitel.

Por pas pretendimeve të vjetra të korrupsionit, 580 milionë paundë para e prona të saj raportohet se janë bllokuar nga gjykatat britanike.

Dos Santos, e njohur si miliarderja e parë afrikane, po paditet nga kompania në Angola, Unitel, e themeluar gjatë kohës së sundimit 38 vjeçar të babait të Isabel, Jose Eduardo dos Santos.

Ai kishte mbajtur pushtetin në Angola deri në vitin 2017, dhe vdiq vitin e shkuar.

Unitel i ka kërkuar gjykatës së Londrës të ngrijë asetet e saj dhe urdhri u miratua nga gjykatësi Robert Bright javës që shkoi.

Ai i dha Dos Santos një muaj kohë për të deklaruar asetet te Unitel, mes të cilave përfshihen shtëpi luksi në Londër, Monako e Dubai. Vetëm një shtëpi në zonën luksoze South Kensington në Londër llogaritet me vlerë 21min paundë, shkruan rrjeti vendas The Guardian.

Dos Santos paditet për hua të dhëna te një kompani holandeze në 2012 e 2013, kur ishte drejtoreshë e Unitel. Huatë nuk janë kthyer dhe shuma £300 milionë është ende jashtë balance, sipas padisë së Unitel.

Por Dos Santos ka thënë më parë se ka qenë viktimë e “një fushate presioni” nga shteti, i cili akuzonte Unitel për paaftësinë e shlyerjes së borxheve.

Shqetësimet për pasurinë e Dos Santos u ngritën në një hetim të 2020 nga disa media pas publikimit të dokumenteve konfidenciale që zbulonin shumat marramendëse.

Hetimet e njohura si ‘Luanda Leaks’ sugjeronin se pasuria e Dos Santos vjen nga mundësitë e korrupsion prej qeverisë së babait të saj.

FOTO GALERI
2/3
Dos Santospo paditet nga kompania në Angola, Unitel, e themeluar gjatë kohës së sundimit 38 vjeçar të babait të Isabel, Jose Eduardo dos Santos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA