Këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Këngëtari i dashur popullor i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili prej rreth dy vitesh përballej me kancerin, një problem të rëndë shëndetësor. Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik.

Karras prej më se disa dekadash është një yll në skenën e muzikës popullore greke. Në moshën 16-vjeçare ai bëri paraqitjen e tij të parë në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Në të njëjtën kohë, fjatë asaj periudhe, ai punonte si automekanik.

Megjithatë, me kalimin e viteve, kënga u bë një sukses për të. Disqet e tij u bënë prej ari dhe platini, ndërsa suksesi më i madh komercial ishte disku “Më ke bërë rrugaç”, ( m’ exeis kanei alitis), i cili shiti më shumë se 180,000 kopje.

Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke, kryesosht tek ndjekësit.

Më vonë disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca.

Ai ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj.

Artisti ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke.

Vassilis Karras është një artist shumë i njohur edhe për shqoptarër, pasi ka dhënë disa koncerte në Tiranë dhe në Korçë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA