Alarm për reshje intensive në veri përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes Në Londër një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombësve të tyre azil kërkues.
Marshimi i tyre nisi në sheshin Trafalgar për të vijuar drejt kryeministrisë në 10 Downin Street.
Ata kërkuan bërjen drejtësi për Alfred Doskun i cili i tha fund jetës në qendrën e dëbimit të azilantëve në Colnbrook House në fillim të nëntorit.
Po ashtu kërkuan zbardhjen e rrethanave që çuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 Dhjetor në anijen hotel në Dorset.
Nga fotot e Vudi Xhymshit, fotoreporter në Londër janë fiksuar një grup shqiptarësh të cilët ndezin qirinj në derën e 10 Downing Street e disa të tjerë me fotot e dy shqiptarëve të kishin mbërritur me gomone në Angli.
Ata zgjodhën emigrimin në Angli për një jetë më të mirë por fatkeqësisht nuk u kthyen më në atdhe, me realizmin e ëndrrës në ndërtimin e një jete të re, e pasjen e lejeve të rregullta qëndrimi në shtetin ishull kthyer në Eldoradon shqiptare ku vitin e shkuar zgjodhën shkuarjen me gomone 12.800 shqiptarë.
Top Channel