Detajet/ Kalonin kamionët pa kontrolle në Kakavijë kundrejt parave! Arrestohen dy zyrtarë, një në kërkim

24/12/2023 10:56

Dy zyrtarë të doganës së Kakavijës përkatësisht përgjegjësi i doganës dhe doganieri i turnit janë arrestuar dje në mbrëmje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të dyshuar si të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedura të parregullta zhdoganimi.

Dyshohet se dy zyrtarët e ndaluar dhe një i tretë që është ende në kërkim të kenë përfituar shuma parash prej pronarëve të një trajleri dhe katër kamionëve të tonazhit të rëndë dhe mjeteve të tjera që transportonin mallra.

AMP gjithashtu ka dyshime se të përfshirë në këtë skemë korruptive janë edhe disa punonjës të policisë kufitare. I gjithë stafi i policisë kufitare dhe doganës së Kakavijës është marrë në pyetje ndërsa po kontrollohet komunikimi i brendshëm telefonik.

Hetimi disa ditor që përfundoi me arrestime nisi pas denoncimeve të mbërritura pranë AMP për disa zyrtarë të doganës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA