Në vendet e Europës raportohet për shtim të rasteve me fruth.

Në Shqipëri nënat e reja hezitojnë të bëjnë vaksinën e MMR, vaksinën kundër fruthit, fëmijës së tyre në moshën 1 vjeç.

Nënat pretendojnë se vaksina ka lidhje me autizmin, ndërkohë që mjekët thonë të kundërtën, pasi nuk ka bazë shkencore.

“Nuk ia bëj se kam dëgjuar që pengon zhvillimin, nuk flet. Nëna të tjera kështu na thonë”, shprehet një grua.

Nga janari deri në dhjetor të këtij viti, janë konfirmuar rreth 30 mijë raste me fruth në Europë, ndërkohë që Unicef ka dhënë alarmin për ulje të vaksinimit ndaj kësaj sëmundjeje, përfshirë edhe Shqipërinë, ku sipas mjekëve një rënie e dukshme është vënë re pas Covidit.

“Po ka një stepje të prindërve për të vaksinuar fëmijët, Po vëmë re një stepje nga prindërit, është edhe një ulje për sa i përket aplikimit të vaksinës së MMR-s. Prindërit marrin informacione të ndryshme nga rrjete sociale apo nga njëri tjetri, por nuk ka asnjë efekt anësor”, thotë mjekja, Amarilda Alushaj.

“Po dëgjojnë njëra tjetrën, unë do ia bëj fëmijës se ashtu i kemi bërë”, tha një prind.

Sëmundja që shkakton fruthi është vdekjeprurëse tek fëmijët. Fruthi shkakton dobësim të sistemit imunitar, duke i bërë më të prekshëm edhe nga sëmundje të tjera  infektive siç është pneumonia.

Në vendin tonë nëse nuk ke vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të detyrueshëm, nuk mund t’ i regjistrosh në çerdhe apo kopsht pasi përbëjnë rrezik për fëmijët e tjerë. Po sërish nënat e shtyjnë në kohë vaksinën që duhet bërë sapo fëmija mbush 1 vjeç, duke e palikuar atë 16 apo 18 muajsh, gjë e cila, sipas mjekëve, nuk është e këshillueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA