Thellohet varfëria në Gjermani: Shtohen të pastrehët, shumë nga Europa Lindore!

23/12/2023 16:40

Gjermania, motori ekonomik i Europës dhe një prej vendeve më të pasura të saj, po përballet me një rritje therëse të varfërisë.

Gjithmonë e më shumë njerëz atje po përballen me skamjen, thotë Dw, e madje disa janë duke humbur edhe shtëpitë e tyre. Sabine Albrecht, pastore e bashkësisë Tabor që ndihmon një pjesë të këtyre të pastrehëve, thotë se shume prej tyre vijnë nga Europa Lindore. Një pjesë madje edhe kanë punuar, por në  në kushte të pasigurta pune. Të tjerë  kanë probleme varësie, përvoja dhune apo sëmundje psikike.

“Mungesa e strehës është një problem serioz social”, thotë Werena Rosenke, drejtoreshë menaxhuese e Shoqatës Federale për Ndihmën e të Pastrehëve. Ajo shprehet se arsyeja kryesore është, se ka shumë pak hapësirë banimi, e cila të jetë e përballueshme financiarisht. BAGW është organizata ombrellë për shërbimet dhe strukturat e ndihmës për strehimin emergjent në Gjermani.

Sipas përllogaritjes të tyre të fundit për vitin 2022 në Gjermani ishin të pastrehë 607.000 njerëz. Prej tyre rreth 50.000 jetonin në rrugë, pa asnjë strehë. Zyra Federale e Statistikave regjistron vetëm njerëzit në strehimore dhe arrin në 372.060 vetë. Qeveria gjermane thotë se synimi i saj është të ndërtojë 400.000 banesa të reja në vit; 100.000 prej tyre duhet të jenë banesa sociale. Por duket se ajo është shumë larg përmbushjes së këtij objektivi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA