Spanja thotë se vendimet e politikave do të merren vetëm ‘nën ombrellën e Bashkimit Evropian’

23/12/2023 18:56

Në një konferencë shtypi nga pallati Moncloa në Madrid, ministrja e arsimit Pilar Alegría, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi takimin e kryeministrit Pedro Sanchez me liderin e djathtë të opozitës Alberto Núñez Feijóo, duke sinjalizuar një parneritet që konsiderohej me pare i pamendueshëm.

Ajo tha mes te tjerash se rrjedhimisht të gjitha vendimet e qeverisë do të merren “në kontekstin e Bashkimit Evropian dhe të NATOs”.

“Në lidhje me nenin 49 të kushtetutës për heqjen e termit “me paaftësi” nga dokumenti ynë Magna Carta, arritëm një kompromis për këtë ndryshim social në kushtetutë”.

“Prandaj për të zhbllokuar situatën kemi rënë dakord për ndërmjetësimin dhe verifikimin e një formule me Komisionin Evropian. Partia opozitare Popullore është mbështetëse e Kushtetutes prandaj ne pranojmë ndihmën e tyre për rivendosjen e normalitetit institucional”, shtoi ajo në lidhje me bashkëpunimin e socialistëve në pushtet me radikalët e djathtë.

“Në lidhje me financimet rajonale kryeministri i ofroi zotit Feijóo mundësinë e mbajtjes së grupeve të punës, por na erdhi keq që zoti Feijóo tha jo.”

“Spanja nuk do të veprojë kurrë në mënyrë unilaterale në operacionet e saj por të gjitha vendimet do të merren nën ombrellën e Bashkimit Evropian deh BE”, tha me tej zëdhënesja e qeverisë socialiste./AFP/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA