Për herë të parë në histori, një shqiptare kurorëzohet “Miss Earth 2023”

23/12/2023 11:52

Për herë të parë një shqiptare ka fituar “Miss Earth”, një konkurs i madh bukurie ndërkombëtar.

Drita Ziri, 18-vjeçarja mori çmimin “Miss Earth 2023” mbrëmjen e së premtes, në Vietnam, në një event gala. Ajo pasoi Mina Sue Choi të Koresë së Jugut , e cila mban titullin “Miss Earth 2022”.

Miss Earth është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të vlerësuar “format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë”.

Ylli mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të Miss Earth.

Ziri ishte gjithashtu titullarja e dytë “Miss Earth” e kurorëzuar gjatë një konkursi fizik që kur garat u mbajtën online në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë.

Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, ajo do të përfaqësojë organizatën e veçantë për mbrojtjen e mjedisit.  Miss-i u bë gjithashtu titullarja e parë Miss Earth që mban kurorën e re të dizajnuar nga Long Beach Pearl, një kompani vietnameze bizhuterish. Long Beach Pearl është gjithashtu krijuesi i kurorës së Miss International.

Këtë vit, Miss Earth prezantoi gjithashtu një format të ri. Për herë të parë, 8 finalistet më të mira që nuk u futën dot në top 4 u shpallën nënkampione, me vendosje të barabarta. 

Nënkampionët janë Brazili, Kazakistani, Holanda dhe Rusia.

Edicioni i vitit të ardhshëm i Miss Earth do të mbahet edhe një herë në Vietnam. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA