Një adoleshent nga Librazhdi është arrestuar pasi vodhi celularë në një dyqan, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.
17-vjeçari E. B., ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Gjatë kontrollit më datë 28 nëntor, i riu nuk u gjet në banesë.
Ndërkohë, vjedhja e 4 celularëve ka ndodhur më më datë 19.12.2023, në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit Z. M.
Në pranga ra gjithashtu edhe fqinji i tij, 44-vjeçari V. K., pasi dyshohet se e ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhje, si dhe ka mbajtur në banesën e tij celularët e vjedhur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, 40-vjeçarin Z. M., pasi ka marrë celularët nga shtetasi V. K. dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.
Sipas policisë, celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel