Shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme rrëmbeu vëmendjen e botës, duke larguar fokusin nga konflikte si ai në Ukrainë, apo edhe tensionet mes Kinës dhe Tajvanit.

Por këto të fundit duket se janë rikthyer sërish. Tajvani raportoi këtë mëngjes për avionë luftarakë dhe luftanije të Kinës përreth ishullit të shtunën, përfshirë edhe avionë që kanë kaluar vijën e ndjeshme në Ngushticën e Tajvanit.

Pekini duhet se po i shton aktivitetet ushtarake tre javë përpara se ishulli i vetëqeverisur të mbajë zgjedhjet e tij. Raportet me Kinën përbëjnë boshtin e fushatës zgjedhore që është duke u zhvilluar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në  13 janar. Tajvani, të cilin Kina e sheh si pjesë të patjetërsueshme të territorit të saj, është në ankth prej 4 vitesh tashmë nga patrullimet dhe stërvitje ushtarake që Pekini kryen në mënyrë kërcënuese në afërsi të tij.

Ministria tajvaneze e Mbrojtjes njoftoi se kishin diktuar avionë të llojeve J-10, J-11 dhe J-16, në pjesën veriore dhe jugperëndimore të hapësirës ajrore të ishullit. Dhjetë avionë kanë kaluar vijën e Ngushticës së Tajvanit, apo i janë afruar shumë, ndërsa luftanijet kineze kanë kryer “patrullime për gatishmëri të luftimeve”, thuhet në njoftimin e saj, ku nënvizohet se situata po monitorohet me kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA