“Historia e Transportit rrugor” në Shqipëri është sjellë nga koleksionisti Mirgen Shamblli përmes ekspozimit të biletave, targave, fotografive dhe dokumentave të kohës.
Transporti rrugor i mallrave dhe udhëtarëve për më shumë se 4 dekada në vendin tonë, duke nisur nga viti 1948 e deri në vitet ‘90 është një prej aspekteve të përzgjedhura nga koleksionisti, i cili tregon se biletat për kamion taxi janë diçka e veçantë.
“Flasim për transportin rrugor të pasagjerëve dhe mallrave, si pjesë të parë të ciklit të transportit, sepse më tej do të sjellim edhe transportin ajror, detar dhe hekurudhor. Koleksioni përfshin periudhën nga vitet 1948-‘90. Elementët kryesorë që janë trajtuar janë biletat e udhëtarëve, kamionave, taxive, kamion-taxi që është edhe një linjë interesante”, tha Mirgen Shamblli.
Krahas ekspozitës tek Qoshka e Koleksionistëve në Pazarin e Vjetër vëmendjen e ka tërhequr edhe një makinë “Skoda” e vitit 1948, të cilën Gjergji e ka trashëguar nga familja dhe arriti ta rikthejë në gjendje pune.
Top Channel