Gratë e ushtarëve rusë kërkojnë kthimin e burrave nga lufta, vënë lule në Murin e Kremlinit

23/12/2023 19:27

Disa dhjetra gra ruse me shallë të bardhë në kokë, të cilat janë bashkëshortet, nënat apo partneret e ushtarëve të mobilizuar në luftën mizore në Ukrainë, vendosnin sot lule në varrin e ushtarit të panjohur para Kremlinit në Moskë.

Me gjestin e tyre ato tentonin të nderonin ushtarët e vdekur në luftën në Ukrainë si dhe të uronin kthimin shëndoshë në shtëpi të të mobilizuarve, shkruan rrjeti AFP.

Një sondazh i agjencisë së afërt me Kremlinin FOM tregonte se ankthi e depresioni është rritur ndjeshëm në vend qe prej nisjes se operacionit special ne Ukraine.

Maria Semenova tha se gratë kishin ardhur për të kërkuar kthimin në shtëpi të burrave.

“Nuk ka pasur asnjë ditë që të mos kishte zi që prej nisjes së Operacionit special dy vjet më parë, teksa njerëzit kujtojnë të vdekurit në luftë. Ka pasur vetëm disa evente të izoluara të kota si për shembull, dhënie pako me peshk të ngrirë apo dru zjarri për ata që kanë një anëtar familjeje të vrarë ose të plagosur”.

“Kjo është një sakrilegj, është cinike nga autoritetet, prandaj kemi ardhur këtu”, tha Semenova.

Maria Andreeva, e cila ka bashkëshortin të mobilizuar në front gjithashtu kritikonte gjuhën zbukuruese të përdorur nga autoritetet mbi konfliktin e rëndë.

“Kemi ardhur për veprim paqësor, po vendosim lule të flaka e dëshmorit. Por këtë po e bëjmë që autoritetet të mos zbukurojnë qëllimisht faktin duke thënë se Operacioni special nuk është një luftë, ata nuk i kanë çuar burrat tanë në pushime por në territorin e Ukrainës dhe njerëzit po vdesin aty”.

Paulina, një tjetër bashkëshorte me burrin e mobilizuar në front, tha:

“Kjo nuk është hera e parë që po vendosim lule në varrin e ushtarit të panjohur. Ne gratë e ushtarëve duam që ata të kthehen në shtëpi, duam të vendosen kushtet e reja të mobilizimi të pjesshëm, që në të ardhmen asnjë qytetar rus të mos jetë në kushtet që jemi ne”.

“Disa gra duan që operacioni të mbarojë, disa duan fitoren, por më e rëndësishmja ato duan që djemtë të kthehen në shtëpi”, shtoi gruaja.

FOTO GALERI
1/12
Disa dhjetra gra ruse me shallë të bardhë në kokë, të cilat janë bashkëshortet, nënat apo partneret e ushtarëve të mobilizuar në luftën mizore në Ukrainë, vendosnin sot lule në varrin e ushtarit të panjohur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA