Policia ka zbardhur detaje sa i përket aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin “Levan-Tepelenë”.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, tre pasagjerët në mjetin “Nisan” të moshave 18-vjeç, 12-vjeç dhe 10-vjeç, si edhe dy pasagjerë në automjetin tip “Honday”, 2 dhe 9-vjeç.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Burime për Top Channel bënë me dije se 5 persona u dërguan për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, mes të cilëve një fëmijë. I mituri, në gjendje të rëndë shëndetësore, aktualisht është futur në sallën e operacionit. Ndërkaq, priten të vijnë edhe dy persona të tjerë për të marrë ndihmën e parë në spital.
Top Channel