Në kohën kur përditshmëria jonë është e mbushur me teknologji, shoqëria po përballet me një lloj të ri krimi, atë kibernetik.
Nga viti në vit, po shtohen veprat penale që lidhen me krimin kibernetik të cilat ndikojnë në ekonominë dhe jetën tonë të përditshme. vetëm në 6 muajt e fundit të këtij viti në kryeqytet janë shënuar 280 vepra penale që lidhen me krimin kibernetik. Të ekspozuar ndaj këtij krimi janë edhe të miturit.
Ky sektor është duke shqyrtuar rreth 80 raporte me dyshimin se kemi të bëjmë me pornografinë me të mitur kur ato kryen online .
“Janë evidentuar disa raste. Kemi dhe sisteme që i identifikojnë automatikisht vepra penale të tilla. Varet nga aktiviteti që kryen autori në rrjetet sociale. Janë rreth 10 procedime që po ndiqen me metoda speciale hetimi me prokurorinë e Tiranës”– shprehet Klodian Bilushi, shef i krimit kibernetik Tiranë
Nga sinjalizimet e ardhura nga sistemi automatik jo gjithmonë kemi të bëjmë me pornografi. shpesh janë shpërndarje materialesh të gjetura në internet apo imazhe të shkëmbyera për motive të tjera.
Përveç kësaj vepre të shpeshta denoncimet kanë qenë edhe për veprat penale të ndërhyrje kibernetike, mashtrime dhe përndjekje online.
“Autorët që konsumojnë veprat penale në fushën e krimeve kibernetike janë kryesisht të rinj që kanë njohuri jashtëzakonisht të mira në fushën e teknologjisë.”
Rasti më tipik është ndalimi i 3 të miturve pak javë më parë pasi në rrjetet sociale me foto vajzash joshëse premtonin favore seksuale dhe linin takime me të interesuarit të cilëve pasi u merrnin paratë që i udhëzonin ti dorëzonin diku u bënin bllok. Në këtë rrjet mashtrimi besohet se kanë rënë 150 persona dhe dëmi ekonomik llogaritet rreth 30 mijë euro.
Top Channel