Tentuan ekzekutimin e Xhevdet Plakut! GJKKO lë në burg Dedan Gjonin, Dejvi Gjermenin, Rrexhep dhe Algert Rrapin

22/12/2023 16:09

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurimit për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, dhe tre të arrestuarit e tjerë; Dejvi Gjermeni, Rexhep Rapi, Algert Rapi, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura me gjyqtare Etleva Dedën dhe prokurore të SPAK, Doloreza Musabelliun.

Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin SKY ka zbuluar se ‘Kep Arapi’ në bashkëpunim me nipin Gert Arapi dhe punonjësin e Policisë Dedan Gjoni kanë tentuar eliminimin e Xhevdet Plakut, me të cilin Rexhep Arapi ishte në një konflikt që prej vitit 2014 kur iu vra në Itali i vëllai Sali Arapi dhe i dyshuar ishte pikërisht objektivi i cili nga gjykata italiane kishte marrë pafajësinë.

Vrasja e cila mbeti vetëm tentativë u porosit Holanda nga një person i identifikuar si Devi Gjermëni, i cili po gjatë këtij mëngjesi u arrestua në Limburg, Holandë falë bashkëpunimit të autoriteteve.

Eleminimi dyshohet se është kërkuar për shkak të konflikteve që burojnë nga trafiku i drogës në Holandë. Xhevahir Plaku i cili njihet dhe me emrin Akil dhe mbajtës i më shumë se 20 identiteteve ka pasur rrjetin e tij kriminal në Holandë ku lëvizte më dhjetëra kilogramë kokainë. Në 2018 ai u arrestua se bashku me 53 persona të tjerë për këtë vepër penale.

Ndonse problemet me drejtësinë i kishte mbyllur, ai kishte hesape të hapura me kundërshtarët të cilët kishin përdorur Dedan Gjonin atëherë shef në Shijak për të marrë informacion për ta eleminuar.

Edhe më herët Dedan Gjoni e ka kryer këtë vepër penale kur i jepte informacion Ismail Zeneljt për vrasjen e vëllezërve Nela, vepër penale për të cilën u arrestua nga SPAK së bashku me ish zv. drejtorin e Policisë Tiranë Erzen Breçani si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Ervin Mata dhe Eralbi Breçani. Në burg atij ju komunikua akuza dhe për këtë vepër penale. Mëngjesin e ksaj të premte RENEA së bashku me Forcat e Sigurisë Kombëtare ndërhynë në Sukth ku kryen arrestin e Rexhep Arapit i cili ndodhej në arrest shtëpie, pasi ishte arrestuar më herët për armë pa leje dhe të nipit të tij.

Top Channel