Sulmuesi vrau veten teksa po rrethohej nga policia/ Autoritetet çeke tregojnë korridoret e mbushura me municione: Mund të kishte më shumë gjakderdhje

22/12/2023 16:59

Autori i vrasjes së 14 personave një ditë më parë në një universitet në Pragë qëlloi veten teksa pa të rrethohej nga policia.

Sipas autoriteteve, studentët u vendosën në një nga dhomat e ndërtesës dhe forcat e sigurisë kontrolluan në çdo kat, ndërsa nuk dihej nëse autori kishte edhe bashkëpunëtorë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë në trupat e oficerëve duket kërkimet e bëra në ndërtesë, teksa sulmuesi vdiq në tarracën e godinës.

Në korridore u gjetën grumbuj municionesh, tha drejtori i policisë së qytetit, Petr Matejcek, sipas të cilët, nëse policia nuk do të ndërhynte shpejt, do të kishte më shumë gjakderdhje.

Për BBC-në,  ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan tha se David Kozak kishte blerë shumë armë dhe se ishte “gati të vriste shumë njerëz”.

Sipas autoriteteve, 13 persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në spital, për shkak të plagëve të marra.

Dyshohet se i riu është autor i vrasjes së një burri dhe vajzës së tij në një pyll afër Pragës, javën e kaluar. Megjithatë, pritet hetimi për të konfirmuar ose jo këtë dyshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA