Plagosja e dy të miturve me thikë në Shkodër, ndalohet 14-vjeçari! Sherri për shkak të bullizmit
22/12/2023 19:07
Është ndaluar nga Policia e Shkodrës 14-vjeçari i cili plagosi me thikë dy bashkëmoshatarët e tij pasditen e sotme.
Dy të plagosurit të moshave 13 dhe 15 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa po marrin mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve.
Policia e Shkodrës ndërkohë po heton për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Top Channel