Marrëdhëniet e rastësishme seksuale, jeta e shthurur e të rinjve nëpër pube apo lokale nën efektin e drogës apo alkoolit si dhe njohja e partnerëve nëpër aplikacione ka rritur përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi bën thirrje për vëmendje, pasi SST janë sëmundje me pasoja të rënda shëndetësore për individin, por edhe për shoqërinë.

“Ka një shtim sidomos këtë vit, sifiliz me 30 raste të reja dhe kjo jo vetëm te grupet e riskut që kanë marrëdhënie homoseksuale por edhe tek marrëdhëniet heterogjene. Kemi kapur edhe clamidia, gonorea, mykoplasma”, shpjegon Harxhi.

Shtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është konstatuar menjëherë pas pandemisë Covid.

“Rritja vjen edhe për shkak të mungesës së shërbimeve, mjekimit gjatë pandemisë, por lidhet kryesisht me sjelljet e rrezikshme. Marrëdhëniet afatshkurtra, njohjen nëpër aplikacione, pra shtim i sjelljeve të rrezikshme seksuale”.

SST nëse diagnostikohen herët mjekohen, por në rastet e vajzave shtatzënë ndikojnë në keqfomime të fetusit apo abort. E ndërsa SST raportohet se po rriten në të gjithë Europën, Instituti i shëndetit Publik në Shqipëri nuk ka publikuar asnjë raport përveç alarmit që japin mjekët infeksionistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA