Pallati Kulturës mbrëmjen e djeshme u kthye në një skenë vjeneze me artistet e vegjël të qytetit në “Natën Klasike”.

Një vit punë u prezantua para publikut lezhjan që ka nisur të rikthehet për të ndjekur shfaqje të orientuara drejt artit të munguar prej vitesh.

Performanca të ndryshme që ju dedikuan kompozitorëve të njohur të muzikës së bukur dhe të pëlqyeshme nga spektatorët. Ata thonë se gjithmonë kanë qenë në pritje për të shijuar mbrëmje të tilla.

Lezha me talentet e saj në fusha të ndryshme të artit dhe puna e një viti në qendrën kulturore të fëmijëve ishte rezultati i një nate të magjishme që mori mjaft vëmendje dhe duartrokitje.

Albana Pervathi, përgjegjëse e muzikës në QKF, tha se përzgjedhja e pjesëve të prezantuara, tendenca për të mos patur monotoni dhe virtuoziteti që prezantuan fëmijët beri qe fund viti te jete nje naten artistike qe po pritej nga spektatori.

Tashmë sfida është për të rritur numrin e performancave pasi Lezha premton shumë me artistët e çdo fushe që çdo ditë i shtohen qytetit duke i rikthyer jetën kulturore të munguar prej kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA