Kryeministri Edi Rama njofton se “më në fund” do të firmoset Marrëveshja e Pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Kryeministri ka pritur këtë të premte në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajanin, me të cilin ka diskutuar për marrëveshjen e pensioneve.

Më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Diskutimet për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj kanë nisur që në vitin 2021 mes dy qeverive.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, asht edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA