Video/ Opozita në protestë! Forcat policore në protokollin anti-tubim, rrethohet kryesia e Kuvendit! Çfarë po ndodh

21/12/2023 08:20

Policia e Shtetit ka marrë masa paraprake për parandalimin e incidenteve gjatë protestës së Berishës, e organizuar në të njëjtin moment kur Kuvendi pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit.

Që në orët e para të mëngjesit ka nisur implementimi i forcave të Policisë pranë kryesisë së Kuvendit. Sipas planit të masave rreth 500 forca policore nga Policia e Tiranës dhe forcat e sigurisë kombëtare do të dislokohen te kryesia e Kuvendit.

Do të ndiqet protokolli anti-tubim. Me automjete për shpërndarjen e turmës dhe punonjësit janë të pajisur me kundragaz.

Në shërbim të përforcuar do të jetë dhe Garda e Republikës në të gjithë institucionet shteterore.

FOTO GALERI
3/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA