Në orën 10:00 ka nisur seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 3-5 vite në Shqipëri, më pas të marrin diplomën. 

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë ligj për studentët e Mjekësisë, të cilët që prej fillimit të këtij viti akademik zhvilluan protesta në kundërshtim me këtë ligj. Gjyqtarët u mblodhën duke vendosur shqyrtimin e çështjes në themel.  Gjatë seancave do të ketë një vendim të plotë nëse ligji do të mbetet në fuqi apo do të rrëzohet.

Para pezullimi, studentët nëse e refuzonin këtë ligj duhet të paguanin 240 mijë lekë në vit.

Me në krye Gazment Bardhin, deputetët paraqitën kërkesën Gjykatës Kushtetueseduke i bërë thirrje qeverisë që që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe t’i japë zgjidhje kërkesave të tyre.

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbushte detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguante një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguanin 1.440.000 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA