Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një ditë beteje, këtë të enjte.
Berisha: Deputetët e opozitës me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës dhe ministrave, parlamentarëve të tjerë. Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancën. Parlamenti ka më shumë gardistë sesa deputetë.
Prej shumë javësh, parlamenti de facto është shndërruar në ilegjitimitet. Sot, pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD. Duke besuar se në këtë mënyrë, do të mposhtin opozitën. Ky është një akt i shëmtuar, ky është një krim i vërtetë.
Por në realitet, ky krim nuk mund të mposhtë kurrë opozitën.Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme, e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj, qëndron kundër argatëve dhe lakejve të saj në të gjitha institucionet.
Qëndron kundër, e bindur në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj. Përpjekja që bënë me 9 shtator, kjo bandë me mafien ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit, dështoi në mënyrën më spektakolare. Sot opozita është në këmbë më shumë se kurrë. Sot kjo përpjekje do të arkivohet, do të dështojë me turp me përmbysjen e këtyre kriminelëve që janë sot në pushtet dhe që kanë shkatërruar Shqipërinë më shumë se çdo pushtues në histori.
Ata pasurohen si shushunja çdo ditë, çdo javë, duke thithur gjakun e me të varfërve. Këta kanë përzënë nga Shqipëria 1.3 milionë banorë. Këta i pret verdikti i madh i opozitës, i pret gjyqi i madh i kombit shqiptar dhe historisë së tij. Këta të ardhme nuk kanë. Sot kanë rreshtuar me dhjetëra gardistë dhe struken prapa tyre për të mbrojtur krimin e shëmtuar që kryejnë. Por nesër, siç u zvarrit ati i tyre shpirtëror, do krrehen edhe këta nga pushteti dhe kam bindjen më të thellë se nuk ka forcë në botë që mund t’i pengojë shqiptarët për të rivendosur në piedestal idealet dhe vullnetin e tyre të lirë. Sot pra është një ditë beteje, në të cilën ne do qëndrojmë. Por kjo është edhe një ditë frymëzimi për ne, sepse atë që mendojnë ky grup narkotrafikantësh, ne do e bëjmë pluhur me lëvizjen tonë të fuqishme. Ndaj dhe thirrja o sot o kurrë për të drejtat tona, për lirinë e votës, për fitoren e opozitës.
Top Channel