Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, foli në “Top Story” për situatën e ish-kryeministrit, ku pretendon se proceduarat për heqjen e imunitetit të Sali Berishës nuk janë zbatuar.

Sipas tij një gjë e tillë u bë me Sajmir Tahirin, por jo me Berishën. Ndërkohë më pas u krijua edhe një debat mes të fturarëve.

Flamur Noka: Ka precedentë, rasti i Sajmir Tahirit, ka nene kushtetuta që i referohet procedurave që duhet të kapje që t’i hiqet imuniteti një deputeti. Me Sajmir Tahirin e zbatuan me përpikmëri. A duhet që institucionet të respektojnë vendimet e këtij shteti. Sali Berisha ka thënë kthejeni në binarët kushtetues e ligjorë. Sali Berisha dhe unë jemi deputetë, ne nuk mund të pranojmë asnjë gjë që vjen në shkelje të kushtetutës.

Robert Rakipllari: Parlamenti ja e bëri sot Sali Berishës

Flamur Noka: Jo nuk e bëri

Robert Rakipllari: E bëri, pse nuk e bëri…

Flamur Noka: Nuk e bëri sepse pa kaluar në parlament ata e bënë fakt.

Robert Rakipllari: Ja e kaluan sot në parlament.

Flamur Noka: Sali Berisha do të shkonte në Kosovë po të donte sepse e kishte të ndaluar

Robert Rakipllari: Berisha ka thënë duhet të bëhet në parlament dhe unë e respektoj…

Genc Gjokutaj: Lëre aktrimin more burrë a do të hysh në temë apo jo

Flamur Noka: Ardhja në parlament ishte për të mbyllur ciklin antikushtetues.

Genc Gjokutaj: Nuk hidhet çatia pa themel, ta kam thënë

Flamur Noka: Një qytetar i Shqipërisë kush shkel ligjin për dritat ose një tullë që vendos e fusin në burg. Por këta të tjerët kur shkelin ligjin thonë nuk ka gjë.

Robert Rakipllari: Unë një fjali kam, vendimin e ka marrë SPAK-u ju e çuat në Gjykatën Kushtetuese kurse ajo nuk pranoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA