Mariah Carey dhe i dashuri i saj Bryan Tanaka, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 7-vjeçare tha një burim për “Page Six”.
Diferenca e moshës prej 14 vitesh ka luajtur një rol për 40 vjeçarin Bryan duke dashur fëmijë nga Carey, 54 vjeç.
“Ai dëshiron të fillojë jetën e tij, do të ketë fëmijë” tha një burim tjetër për ndarjen.
Kujtojmë që Mariah nga martesa me me ish-bashkëshortin Nick Cannon, ndan binjakët Moroccan dhe Monroe, ndërsa Tanaka nga ana tjetër nuk ka fëmijë.
Njohja mes tyre ka nisur në vitin 2006 kur Bryan filloi të punonte si kërcimtar me Carey dhe më pas filluan të takoheshin së bashku.
Këngëtarja nxiti më tej spekulimet se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar kur ajo u shpreh për “People” në fillim të këtij muaji se kishte kaluar një vit të vështirë.
“E kam pritur me padurim këtë Krishtlindje, por ky nuk ishte viti më i mirë që kam kaluar” tha këngëtarja e “Obsessed”.
Fituesja e “Grammy” dhe Tanaka u panë për herë të fundit së bashku gjatë ditëlindjes së saj në mars.
Dyshimet për ndarje u shtuan më shumë kur Carey shkoi e vetme me pushime dimërore.
“Page Six Style” raportoi të mërkurën se Carey u pa vetëm në “Aspen”e veshur me një xhaketë të bardhë Prada dhe një fund të shkurtër me geta të bardha shoqëruar me një çizme Giuseppe Zanotti (1795 dollarë).
Top Channel