23/11 23:05
I shoqëruar nga Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të zhvillohet seanca për heqjen e imunitetit të tij si deputet.
Ai është pritur me brohorima nga simpatizantët e tij të zjarrtë të cilët janë mbledhur në ambientet përballë kryesisë së Kuvendit në përgjigje të thirrjes së tij për protestë.
Më herët, zoti Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ndërsa e enjtja parlamentare pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.
Top Channel