Nga Meloni tek Trump dhe Xi Jinping, ish-kryeministri italian analizon situatën politike në botë: Mamdani nuk është model i besueshëm. Trump? Po shkakton… 14/11 11:42
Me tymuese, brohorima e parrulla, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë nisur protestën jashtë ambienteve të Kuvendit, në të njëjtin moment kur në ambientet e brendshme kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka çelur seancën plenare, me çështje të parë në rend dite heqjen e imunitetit të deputetit Berishës.
“Garda jashtë”- thuhet në një nga parrullat e protestuesve. Ndërkohë ashtu sikurse në protestën e shkuar, edhe këtë herë nuk kanë munguar tymueset simbol i mosbindjes civile të nisur nga Berisha dhe deputetët demokrat në sallën e Kuvendit.
Fjalën hapëse në podiumin e improvizuar e ka marrë Edit Harxhi, ndërsa brohoret me thirrjet si në vitet 90’: E duam Shqipërinë si Europa.

Top Channel