Deputeti demokrat Dashnor Sula ka protestuar në mënyrë simbolike, duke mbajtur një tufë presh në dorë, ndërsa ka veshur manetelin e bardhë ku shkruhet “STERILIZIM”, dhe mban në dorë një fletë të bardhë ku shkruhet ASHBR.

Ai thekson se po merr pjesë në protest jo për arsyet e tij personale, por për të drejtat e qytetarëve.

Sula: Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë që opozita e ka që prej datës 5 tetor, sa i përket ngritjes që komisioneve, që kjo maxhorancë i voton me forcën e kartonit. Abuzimet që i kemi që nga zv kryeministra ministra deputetë drejtorë që janë pas hekurave të burgut që janë pas korrupsionit galopant kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës që aksioni ynë opozitar i kolegëve të mi nuk është për interesat personale, nuk është për zotin Berisha, ka nisur në datën 5 tetor derisa të vihet në vend e drejta kushtetuese. Duke mos pasur transparencë, u them të gjithë që ne aksionin opozitar do ta vazhdojmë se është një e drejtë e Kushtetutës shqiptare.

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA