16/11 16:08
Pas një pritje disa minutëshe në Kështjellën blu, deputetët demokratë mbështetës të Berishës janë drejtuar drejtë Kuvendit të Shqipërisë.
Plani me sa duket ka ndryshuar. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të shkojë në seli, por do t’i bashkohet deputetëve demokratë dhe pas një përshëndetje të turmës së protestuesve para kryesisë së Kuvendit, po të futet në godinën e legjislativit në pritje të nisjes së seancës për heqjen e imunitetit.
Më herët, zoti Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ndërsa e enjtja parlamentare pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.
Top Channel